Mitsotakis reagon për aksidentin tragjik: Do bëjmë gjithçka të mos përsëritet

1 Mars 2023 | 12:02

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis reagoi pas tragjedisë nga përplasja e dy trenave ku mbetën të vrarë 36 persona.

Ai ishte në vendngjarje kur u zotua se do të bëjnë gjithçka që një aksident i tillë të mos përsëritet.

“Është një tragjedi e patregueshme, mendimet tona janë me familjarët e viktimave. Detyra jonë është të mjekojmë të plagosurit, të identifikojmë të vdekurit. Një gjë që mund të garantoj është se do të zbulojmë shkaqet e tragjedisë dhe do të bëjmë gjithçka është në fuqinë tonë për të mos u përsëritur”, tha Mitsotakis.

Greqia ka shpallur 3 ditë zie kombëtare në nder të viktimave nga përplasja e dy trenave në afërsi të Larisës këtë të mërkurë.

Sipas mediave greke bëhet fjalë për 36 viktima, 130 të lënduar dhe 66 persona që po marrin mjekim në spital. 6 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026