Rama takim me Mitsotakis, Konferenca e Sigurisë në Mynih ul në tryezë kryeministrat

Rama-Mitsotakis
18 Shkurt 2023 | 10:09

Në konferencën e sigurisë që po mbahet në Mynih ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili është takuar me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis.

Ata kanë biseduar në një tryezë ku të pranishëm ishin edhe ministrat Niko Peleshi dhe Olta Xhaçka. Takimi vjen në një kohë kur çështja kryesore mes palëve është ajo e detit dhe për të cilën nuk ka ende dakordësi për dërgimin në Gjykatën e Hagës.

Rama është takuar edhe me të dërguarin special të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák, si dhe me deputetë të Bundestagut gjerman.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026