Ministrja e Financave: Nga 1 prilli paga minimale do të jetë 40 mijë lekë

1 Mars 2023 | 12:53

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj deklaroi këtë të mërkurë se duke filluar nga data 1 prill, paga minimale në Republikën e Shqipërisë do të jetë 40 mijë lekë të reja.

Gjatë një deklarate për media në përfundim të mbledhjes së qeverisë, Ibrahimaj tha se të gjitha bizneset private, por edhe sektori publik, do të jetë i detyruar të respektojë pagën e re minimale të caktuar nga qeveria.

Sipas saj kjo rritje është në nivelin 17.6% në raport me pagën prej 34 mijë lekësh që ka qenë në treg.

“Sot u morr vendimi në Këshillin e Ministrave për përcaktimin e pagës minimale. Në bazë të vendimit paga minimale shkon nga një nivel në 34 mijë lekë që është aktualisht, në nivelin 40 mijë lekë. Gjatë vitit të kaluar ka patur një rritje të pagave, ku gjatë 9 mujorit të vitit 2022 pagat mesatare në sektorin privat janë ritur 12.3%. Rritja që u miratua është prej 6 mijë lekësh bruto, dhe është në nivel 17.6% më e lartë se paga që është në treg. Kjo pagë do t’i atribuohet si sektorit privat dhe atij publik.  Çdo punëmarrrës dhe punëdhënës do të jetë i detyruar të zbatojë vendimin e pagës minimale që nga data 1 prill. Në pagën që marrin në muajin maj do të jetë e reflektuar kjo rritje”.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026