Berisha: Dosja e Edi Ramës po bëhet çdo ditë e më e zezë nga hetimi i FBI

Sali Berisha
1 Mars 2023 | 15:17

Sali Berisha e ka cilësuar përmendjen e kryeministrit Rama në dosjen e Deripaskës dhe McGonigal si “superskandalin e shekullit”.

Gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Berisha tha se çështja McGonigal sa vjen e nxihet më shumë. Ai shtoi se kryeministrit Rama do t’i numërohen të gjitha veprimet gjatë mocionit të së enjtes në parlament.

“Sot ne mblidhemi në prag të mocionit për Edvin Gonigalin, i cili bëri gjithçka që të sabotojë këtë mocion, që të fshihet nga superskandali i shekullit, nga ‘Uotergejti’ i shekullit të 21, por një gjë i garantoj shqiptarëve se dosja e tij po bëhet gjithnjë e më e zezë nga hetimi shumë serioz që bën FBI dhe Kongresi i SHBA.

Edi Rama në këtë dosje, rreshtohet me Deripaskën dhe McGonigal. Rreshtohet si një person që i lejoi vetes një akt të cilin mund ta ndërmerrte vetëm biri shpirtëror i Enver Hoxhës, apo i Kim Jon Un. Pra rreshtohet me ata persona që nga urrejtja apo shkaqe të tjera nuk njohin asnjë kufi në akte dhe veprime të tyre kundër SHBA.

Në memorien e kohërave ky akt do të nxijë gjithnjë e më shumë. Përmasat e superskandalit Rama-McGonigal në Shqipëri bëhen çdo ditë më kundërmuese e më të mëdha e më të zeza.

Unë kam bindjen se nesër në parlament atij do t’i numërohen në sy një për një e gjithë veprimtaria supermafioze me akte të veçanta që ai ka kryer me një tradhtar të kombit amerikan, të cilit i ishin besuar detyrat më të larta në fushën më sensitive të sigurisë së SHBA, dhe shqiptarët duhet të njihen me të gjitha aspektet.

Shqiptarët duhet të njihen me të gjitha aspektet, duhet të njihen me qindra e qindra denoncime të mediave Amerika, europiane, botërore të cilat dilnin tre personazhe të zeza; Oleg Deripaska në njërën anë, McGonigal tradhtari i SHBA në anën tjetër, dhe Edi Rama supermafioz.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026