Zgjedhjet në SHBA, Delina Fico: Donald Trump ka folur shumë, por ka bërë pak
Qytetarët amerikanë votojnë për zgjedhjen e presidentit të ri, i cili do të drejtojë Shtëpinë e Bardhë përgjatë katër viteve të ardhshme. Delina Fico nga Shoqëria Civile tha në Euronews Albania se kandidati demokrat, Joe Biden është alternativa më e mirë për të ardhshmen e amerikanëve.
Ajo shtoi më tej se me sistemin e politikave fiskale, presidenti aktual, Donald Trump nuk ka arritur të zbusë hendekun, i cili ekziston mes shtresave të larta, të mesme dhe atyre të varfra në SHBA.
“Në kuptimin e politikave publike ka folur shumë dhe ka bërë shumë pak. Trump realizoi një rritje ekonomike fantastike, kjo është fantazi. Reforma në sistemin e taksave, është reformë nga e cila përfituan njerëzit më të pasur të Amerikës dhe nuk e ka ulur hendekun mes shtresave të pasura dhe të mesme në Amerikë. Të vijë ditë që në SHBA, një nga demokracitë më të vjetra në botë, të vijë një president që vë në diskutim pranimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe të barrikadohen qytete se pritet të ketë protesta, kjo është dramë e madhe”, tha ajo.
Por, pavarësisht faktit se kush del fitues në këto zgjedhje, znj. Fico thotë se qasje e SHBA ndaj Shqipërisë nuk ndryshon.
“Politikat e vendeve të mëdha si SHBA për vende të vogla si Shqipëria janë të lidhura me zgjidhje gjeopolitike të mëdha, dhe është përcaktuar kursi. Në ndikimin e politikës shqiptare dhe në politikën e SHBA ndaj Shqipërisë nuk besoj se do ketë ndryshim. Qeveria amerikane është fokusuar tek forcimi i demokracisë, lufta kundër korrupsionit dhe kundër influencës së faktorëve të tjerë”, shtoi ajo.
Gazetari dhe moderatori i emisionit me “Me pak Fjalë” në Euronews Albania, Neritan Sejamini theksoi se politikat e Trump kanë krijuar ndarje të theksuar në shoqërinë amerikane, ndërkohë shtoi se kjo e ka bërë të papëlqyeshëm në figurën e tij si drejtues i Shtëpisë së Bardhë.
“Trump ka thelluar ndarjen në shoqërinë amerikane dhe ka nxitur përplasje mes shoqërisë. Ai ka pasur sulme ndaj mediave, dhe këto e kanë bërë të papëlqyeshëm në figurën e tij si president”, tha ai.
Lexoni gjithashtu:
Live Blog: Zgjedhjet në SHBA, Trump kundër Biden për Shtëpinë e Bardhë
Shtetet ‘e lëkundura’ të Amerikës, aty ku vendoset fati i zgjedhjeve presidenciale të SHBA
Zgjedhjet në SHBA 2020, 10 momentet kulmore të fushatës, nga inkriminimi tek COVID
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq