Gazetari Neritan Sejamini: Retorika e Trump ka thelluar përplasjet social-kulturore në SHBA
Gazetari dhe moderatori i emisionin “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania, Neritan Sejamini, tha se presidenti aktual i SHBA-së, Donald Trump ka përdorur një retorikë agresive, e cila ka çuar në ndasi dhe përplasje sociale dhe kulturore.
Por, pavarësisht kësaj, gazetari shtoi se këto probleme nuk është se i krijoi vetë Donald Trump, por ato i gjeti aty dhe zgjodhi t’i përdorte politikisht.
“Trump me retorikën e tij dhe me disa veprime të tij i ka theksuar disa përplasje sociale dhe kulturore, por Trump nuk është shkaktari i kësaj. Kur flasim për Amerikën, ka probleme dhe ajo është një bashkësi e shumëllojshme. A është qasje e duhur?-Jo. A e përmirësoi Trump këtë situatë? Mund të themi se jo. Si çdo politikan i përdori këto gjëra, dhe indirekt bëri një gjë të mirë se për herë të parë ka nxjerrë haptazi këto probleme”, tha Sejamini.
Delina Fico nga Shoqëria Civile, gjatë diskutimit në studion e “Ilva Now” theksoi se Donald Trump ka nxitur urrejtje ndaj emigrantëve, duke përdorur etiketime jo të denja për një president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Ka ngjallur urrejtja ndaj emigrantëve. Ka marrë akte për të kufizuar emigracionin, duke krijuar narrativen, që emigrantët u marrin jetën dhe pasurinë amerikanëve. Edhe Trump është një emigrant i djeshëm, kjo lloj frike me të cilën frymëzon pasuesit e tij luan një rol tek zgjedhësit”, shtoi ajo.
Lexoni gjithashtu:
Live Blog: Zgjedhjet në SHBA, Trump kundër Biden për Shtëpinë e Bardhë
Shtetet ‘e lëkundura’ të Amerikës, aty ku vendoset fati i zgjedhjeve presidenciale të SHBA
Zgjedhjet në SHBA 2020, 10 momentet kulmore të fushatës, nga inkriminimi tek COVID
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq