Ortodoksit festojnë ditën e verës, në Korçë ruhet tradita
Zjarret, buzëqeshjet e fëmijëve, veroret, kulaçi dhe urimet janë ritualet e përvitshme që kryen nga korçarët në fillim të muajit Mars, duke festuar kështu ditën e verës sipas traditës ortodokse.
Festa e cila nënkupton ikjen e ditëve të ftohta dhe ardhjen e pranverës vazhdon të festohet tradicionalisht nga korçarët.
“Dita e verës, ndërrimi i stinëve, sot është dita e fundit e dimrit, nesër fillon pranvera. E festojmë në mënyrë tradicionale, duke ndezur zjarrin, duke vënë veroret e duke shërbyer kulaç e fiq. Përgatisin kulaçin tradicional dhe e shpërndajnë nëpër familjarët e komshinjtë”, thotë një qytetar.
Një i moshuar, që çdo vit është afër zjarrit në fillimin e muajit Mars tregon sa e veçantë është për të kjo festë.
“Gjithmonë ka qene e është, kam ndezur zjarr që kur kam qenë si këta çunat e vegjël, e deri tani që jam 75 vjet e ndez zjarri çdo vit. Është traditë korçare”, theksoi ai.
Në juglindje dita e verës festohet në 1 mars, ndërkohë që zona të tjera të Shqipërisë e festojnë në datën 14 mars.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta