VIDEO/ Kali shpëtohet i gjallë nga rrënojat 21 ditë pas tërmetit

1 Mars 2023 | 17:09

Ministria turke e Bujqësisë dhe Pylltarisë ka publikuar në rrjete sociale pamjet e shpëtimit të një kali, i cili ka qëndruar për plot 21 ditë në rrënoja.

Grupi i shpëtimit në qytetin e Adiyaman-it në Turqi, zbuloi kafshën e ndodhur nën rrënoja dhe mundi ta nxirrte atë në gjendje të mirë shëndetësore.

Kali në fjalë mundi të mbijetojë 21 ditë pa u ushqyer dhe pa konsumuar ujë. Siç shihet dhe nga pamjet e mësipërme, kafsha ka mundur të dalë nga rrënojat i tërhequr dhe nga ekipet e kërkim shpëtimit.

Kujtojmë se në Hatay u hap dhe një spital polak për kafshët e shpëtuara, ku dhjetëra vullnetarë janë në kërkim të kafshëve që mund të kenë mbijetuar nga tërmeti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026