Tërmeti në Turqi, Erdogan: Brenda vitit do rimëkëmbim të gjitha vendet e rrënuara

22 Shkurt 2023 | 12:06

Turqia ka mobilizuar të gjitha burimet dhe mjetet e saj për të kryer shërbimet e akomodimit dhe të jetesës për të prekurit nga tërmeti i 6 shkurtit që goditën provincat jugore të vendit.

Brenda një viti, vendi do të ringjallë fshatrat dhe qytetet e goditura nga tërmeti dhe gjithsej 70,000 shtëpi do të ndërtohen në fshatrat e prekura nga tërmetet me qendër Kahramanmaras për tu dorëzuar përfituesve të tyre.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan në një konferencë në provincën jugore Osmaniye, po ashtu deklaroi se ata nisën një skemë të përkohshme të mbështetjes së pagave në 10 qytete të mërkurën dhe ndaloi pushimet nga puna për të mbrojtur punëtorët dhe bizneset nga ndikimi financiar i tërmeteve të fuqishëm që goditën jugun e vendit në fillim të këtij muaji.

Turqia synon të përfundojë ndërtimin e gati 200,000 shtëpive të përhershme dhe të vendosë qytetarët e saj në ato rezidenca brenda një viti në 11 provinca Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Gaziantep, Hatay, Kahramanmaras, Kilis, Malatya, Osmaniye, Sanliurfa dhe Elazig. Ndërtesat e reja nuk do të kenë më shumë se tre ose katër kate përveç katit përdhes. Numri i të vdekurve nga tërmetet e fuqishme është rritur në 42,310, sipas agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive të vendit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026