Rama 24-orë përballë opozitës, nis seanca për mocionin me debat me kryeministrin

2 Mars 2023 | 10:21

Që prej disa javësh tashmë çështja McGonigal, është kthyer në debatin kryesore politik në vend.

Tashmë ky debat është zhvendosur në seancën e parlamentit, ku kryeministri Rama do të përballet me një mocion me debat prej 24-orësh me debutetët e opozitës.

Kryeministri Rama ka mbërritur në Kuvend dhe pritet që të nisë mocioni me debat në lidhje me përfshirjen e tij në çështjen “McGonigal”

Arrestimit i ish-zyrtarit të lartë të kundërzbulimit në FBI, Charles McGonigal, dhe akuzat e ngritura ndaj tij ne dy dosje të ndara po gjykohen njëra në Neë York dhe tjetra ne Ëashington kanë zënë hapsirën kryesore të mediave prestigjoze amerikane dhe shqiptare. Ndaj McGonigal,  janë ngritur akuza se ka ndihmuar një oligark rus, në shkelje të sanksioneve amerikane dhe çështja tjeter lidhet me Shqipërinë. Ai akuzohet  se mori para nga një ish-oficer i shërbimeve të sigurisë, me kombësi shqiptare, ndërsa në dosje përmenden lidhje të ish agjentit me Edi Ramën dhe kerkesen për hetim të një lobisti  të partisë rivale me kryeministrin Rama.

Në një rast të ndarë të paraqitur në Uashington, prokurorët kanë thënë se, së paku që nga gushti i vit 2017, McGonigal nuk ia ka zbuluar FBI-së marrëdhënien e tij me një ish-zyrtar të agjencisë së inteligjencës shqiptare – i përshkruar në aktakuzë si “Personi A”.

Gjithashtu, sipas aktakuzës, ai nuk ka bërë të ditur se “ka pasur kontakte” me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Personi A (Agron Nezaj) është njeriu që rezulton të ketë takuar tre herë McGonigal për t’i dhënë 225 mijë dollarë. Paratë janë dhënë të ndara në tre pjesë. Ne akt akuze pemenden disa takime te Mcgonigal dhe Edi Rames

Në shtator të vitit 2017, McGonigal u takua për herë të parë me Ramën.

McGonigal thuhet në aktakuzë  është përpjekur që të nxisë kryeministrin Edi Rama për të dhënë një licencë për shpime nafte të një subjekt të lidhur me Nezën dhe Duçkën

Me 20 nëntor, 2017  pasi McGonigal u takua përsëri me kryeministrin Rama dhe zotin Duçka në Shqipëri, ai kontaktoi nje prokuror, për një hetim të mundshëm ndaj një lobisti që kundërshtari politik i zotit Rama.

Ngjarjet e detajuara në aktakuzë dhe të dhënat e tjera publike duket se përputhen me përshkrimin e lobistit Nic D. Muzin, i cili ishte kontraktuar nga Partia demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha.

Në fillim të vitit 2018, zoti Neza vazhdoi t’i transmetonte zotit McGonigal informacione- disa prej të cilave thuhet ne akt akuze erdhën direkt nga zyra e zotit Rama- për zotin Muzin. McGonigal më pas do ua përcillte këto informacione të tjerëve në zyrën e FBI në Neë York.

Në fund të shkurtit, FBI hapi formalisht një hetim për lobistin me kërkesën dhe udhëzimin e McGonigal. Neza ishte ndër burimet konfidencialë që dhanë informacione gjatë hetimit dhe zoti Duçka pagoi dëshmitarët në Europë për udhëtimet dhe takimet e tyre me FBI-në, thuhet në aktakuzë.

Por pas akuzave ndaj tij nga deputetë të Kuvendit të Shqipërisë pas publikimit të çështjes, ka reaguar edhe Edi Rama. Rama ka thënë se akuzat kundër ish-zyrtarit të FBI-së nuk kanë asnjë lidhje me të.

Berisha zhvilloi një protestë kombetarë dhe disa protesta para parlamentit për këtë çështje. Në media qarkulluan po ashtu dhe foto të mbështetësve të zotit Berisha me Mcgonigal ndërsa u akuzua se persona të afërt me të dhanë dëshmi të rreme të Mcgonigal për lobistin e PD-së.

Në një prononcim për mediat, Rama tha se Nezajn e ka njohur përmes McGonigal dhe e përshkroi si një njeri nga Tropoja e mik me të ndjerin Azem Hajdari, duke e ‘faturuar’ si të afërt me Partinë Demokratike. Ndërsa për Duçkën tha, që ka qenë zëvedësministër në kohën e koalicionit Rama-Meta, por shtoi se për të ka punuar si konsulent pa pagesë.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026