Debati McGonigal në Kuvend, Rama zgjedh të dëgjojë opozitën krah Pandeli Majkos

2 Mars 2023 | 10:48

Kryeministri Edi Rama ka lënë vendin e tij të zakonshëm në parlament për t’u ulur krah deputetëve të PS-së në seancën maratonë të Kuvendit.

Ai është ulur krah Pandeli Majkos dhe në foton e siguruar nga Euronews Albania shihet duke e përqafuar atë ndërsa Luçiano Boçi mban fjalën e tij në foltore.

Ky i fundit e komentoi largimin e Ramës nga vendi. Sipas deputetit të Partisë Demokratike, Rama u paraqit pas 5 javësh mungesë në Kuvend, por sërish kur u vu përballë akuzave zgjodhi të largohet.

Seanca maratonë e kësaj të enjteje pritet të zgjasë gati 24 orë. Do të zhvillohet mocioni me debat për kryeministrin Edi Rama sa i takon çështjes McGonigal.

Grupi parlamentar i PS-së do të ketë 750 minuta në dispozicion ndërsa PD-ja do të ketë 350 minuta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026