Evi Kokalari tregon çfarë i lidh familjarët e deputetes së PD me çështjen McGonigal

Charles McGonigal
2 Mars 2023 | 15:35

Evi Kokalari thotë se familjarë të deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi kanë pasur interes për 4 puse nafte në Fier, të cilat kanë një vlerë shumë të madhe.

Në një intervistë për Euronews Albania, Kokalari u shpreh se ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal, kur i ka thënë kryeministrit Edi Rama që të bëjë kujdes me koncensionin e puseve të naftës, ka dashur të ndihmojë konkurrencën e familjarëve të deputetes.

“Pjesëtarë të familjes së Albana Vokshit kanë pasur interes në puset e naftës në Visokë në Fier dhe kompani të tjera që McGonigal duket sikur i ka ndihmuar, ka pasur interes. Kanë qenë në konkurrencë me personat e familjes së Albana Vokshit. Nuk kam thënë që këta kanë qenë bashkë, ka qenë konkurrencë për 4 puse nafte me shumë vlerë.

Kam idenë që kur McGonigal ka shkuar te Rama dhe i ka thënë të bëjë kujdes kujt t’ia japë koncensionin e këtyre pusetave, ka dashur të ndihmojë konkurrencën e familjarëve të Albana Vokshit”, theksoi ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026