Ndahen 30 mln euro subvencione për fermerët, 12 mln për naftën falas
Qeveria ka miratuar vendimin që i hap rrugë disbursimit të fondit 30 milionë euro për mbështetjen e fermerëve dhe blegtorëve gjatë vitit 2023.
Këto para synojnë të lehtësojnë kostot në bujqësi, blegtori e peshkim.
Këtë vit janë 9 masa mbështetëse, ku përfshihen edhe bletërritësit, fermerët e serrave dhe fermave organike. Po ashtu, do të subvencionohen edhe ata që synojnë ndërtimin të tregjeve të reja bujqësore dhe të kafshëve të gjalla,
Skema e naftës falas për fermerët akodron një fond rreth 12 mln euro, dhe për vitin e tretë në radhë shkon për aktivitetin e tyre prodhues, duke hequr nga kostot e shumta, ato të karburantit.
Ndërkohë, për kultivuesit e perimeve pagesat janë të drejtpërdrejta në masën 3500 euro për ha.
Teknikat e reja të kultivimit përmes skemës kombëtare të trajnimit në bujqësi, do të përfshihen po ashtu me mbështetje buxhetore këtë periudhë.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West