Aksidenti i trenave në Greqi, gjendet i vdekur futbollisti
Sulmuesi 22-vjeçar grek Iordanis Adamakis është identifikuar mes viktimave të aksidentit tragjik të trenave në Greqi.
Adamakis e nisi karrierën e tij në Kavala, më pas luajti për Rodos dhe së fundmi Thesprotos në SL2.

Rodos do ta emërojë dhomën e zhveshjes me emrin e Iordanis Adamakis për të nderuar kujtimin e tij
Të paktën 57 persona kanë humbur jetën nga përplasja fatale mes një treni udhëtarësh dhe një treni mallrash një ditë më parë në Larisa, Greqi.
Sipas mediave greke bëhet fjalë për 130 të lënduar dhe 66 persona që po marrin mjekim në spital. 6 prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Të mbijetuarit kanë treguar se vagonët u përfshinë me shpejtësi nga flakët, njerëzit digjeshin të gjallë, ndërsa ishte shumë e vështirë të nxirrje personat nga mjeti i shkatërruar.
Greqia ka shpallur 3 ditë zie kombëtare në nder të viktimave.
LEXONI GJITHASHTU:
- Dyshohet për 4 shqiptarë të vdekur nga përplasja e trenave në Greqi
- Tragjedia hekurudhore në Greqi, gazetari i Euronews: Nuk ka shpresë për të mbijetuar
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta