Dyshohet për 4 shqiptarë të vdekur nga përplasja e trenave në Greqi
Katër shqiptarë dyshohen se janë në mesin e viktimave të tragjedisë hekurudhore të ndodhur në Larisa të Greqisë.
Nga vendi i ngjarjes, gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi deklaroi se priten edhe rezultatet e ADN-së për të bërë identifikimin e kufomave.
Deri më tani, numri i viktimave ka shkuar në 57 dhe pritet të rritet.
“Katër prej tyre janë shqiptarë, të cilët ende nuk janë gjetur. Bëhet fjalë për Evgjenia Mickën, Denis Ruçon, Klaudia Laton dhe për Pavlin Bozon. Ky i fundit, prej më shumë se 10 vitesh punonte në trenin nr.62 në sektorin e përgatitjes së ushqimit. Unë kam komunikuar dhe jam takuar me djalin e tij, i cili kishte humbur shpresat, këtë mëngjes erdhi për të parë nga afër venidn e ngjarjes.
Familjarët e Denis Muços kanë konfirmuar se djali i tyre ka qenë në tren, por nuk kanë asnjë kontakt me të. Evgjenia Micka, e konfirmuar edhe ajo e zhdukur. Klaudia Lato, edhe pse nuk ka kombësi shqiptare, ka dy prindër shqiptarë. Familjarët e saj presin një përgjigje nëse kufomave iu është bërë ADN-ja, dhe nëse kjo ADN i përkiste Klaudia Latos “, theksoi ai.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë