“Air Albania” pret derbin, interes i madh nga tifozëritë për Partizani-Tirana

2 Mars 2023 | 20:52

Tifozët e Partizanit do të duhet të presin ende për të shijuar një derbi në stadiumin e tyre. Edhe pse u deshën disa ditë për marrjen e vendimit, tashmë gjithçka është zyrtare, Partizani-Tirana do të luhet në stadiumin ‘Air Albania’.

Drejtuesit e demave shqyrtuan mundësinë ku përballja mund të luhej në kompleksin me 4 mijë vende, por kërkesat e shumta për blerjen e blietave bënë që të ndryshohet stadium, duke preferuar më tepër arenën kombëtare.

Në lidhje me këtë çështje ka pasur dhe një reagim në rrjetet sociale nga skuadra pritëse.

“Klubi zyrtarizon stadiumin “Air Albania” ku do të zhvillohet takimi Partizani – Tirana i vlefshëm për javën e 24 të Kampionatit. Duke parë interesimin e madh të tifozerisë së kuqe për të qenë sa më e shumtë prezent në këtë ndeshje të rëndësishme, klubi ka vendosur që ndeshja derbi të luhet në stadiumin “Air Albania”

Kjo është ndeshja e tretë e sezonit futbollistik 2022-2023 mes dy skuadrave, ku regjistrojnë nga një fitore secila. Në 2 tetor triumfuan bardheblutë 0-2, ndërkohë më 21 dhjetor Partizani u hakmor me një fitore me rezultat minimal.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes

Ildi Gruda i dha fitoren Egnatias ndaj Breidablikut, në ndeshjen e kualifikimit për Champions League, ndërsa pas ndeshjes foli në një intervistë ekskluzive për Euronews...
13:48 | 14/07/2025

Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën

Edhe pse Vllaznia humbi 0-1 ndaj Daugavpils në ndeshjen e parë në Elbasan Arena, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Ligën e Konferencës, presidenti Alban...
12:32 | 14/07/2025

“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi

Gjithmonë e më shumë po afron koha e ekipeve shqiptare që do të performojnë në Europë, ndërsa kjo ishte një prej temave të emisionit në...
18:52 | 30/06/2025