Zgjedhjet fundosin tregjet, reflektohet pasiguria e procesit, bursat evropiane në rënie

4 Nëntor 2020 | 14:51

Tregjet evropiane u hapën në rënie ditën e martë, paralelisht me dramën elektorale përtej Atlantikut.

Në Londër, bursa FTSE 100 ra me 61 pikë, ose rreth 1 për qind, por me kalimin e orëve rifitoi pakëz terren.

Rënia është gjithsesi më e ulët në një kohë kur një paund në rënie mbështet çmimet e aksioneve të kompanive shumëkombëshe.

Ndërkohë, gjermania DAX ra gjithashtu me 1.6 për qind në momentin e hapjes, ndërsa ajo franceze me 1.4.

Për ekspertët, situata aktuale është më e keqja e mundshme. Sipas tyre, zgjedhjet amerikane po ndikojnë më shumë se parashikimet, në një kohë kur Trump ka nën kontroll shtetet kyçe, përfshirë Teksasin dhe kur rezultati i tyre duket ende larg.

Në vlerësimin e ekspertëve, situata aktuale shoqërohet me një të ardhme të paqëndrueshme, me tregtarët që shkëmbejnë aksionet në përpjekje për të fituar dhe me reflektimin e ndjenjave ndaj dy kandidatëve.

Investitorëve ndërkohë mund t’u duhet të durojnë disa lëkundje të forta në ditët e ardhshme nëse situata vijon e tillë, njësoj si në vitin 2000, kur rezultati i kontestit mes George W. Bush dhe Al Gore ishte shumë larg.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara