Trump do të kërkojë rinumërim votash në Uiskonsin
Menaxheri i fushatës së Donald Trump është shprehur se presidenti ka përgatitur një kërkesë për “numërim të menjëhershëm të votave në Uiskonsin”, aty ku gara paraqitet shumë e ngushtë.
Sipas rregullores së këtij shteti, nëse gara ka një diferencë prej 1 për qind, kandidati që është mbrapa me pikë mund të kërkojë rinumërimin e votave.
“Presidenti është brenda pragut për të kërkuar rinumërimin ndaj do e bëjmë këtë menjëherë”.
Fati i presidencës së Shteteve të Bashkuar është në fije të perit, teksa Trump dhe kundërshtari i tij Biden po luftojnë për Uiskonsin, Miçigan dhe Pensilvani, të cilat mund të jenë vendimtare për fituesin e Shtëpisë së Bardhë.
Në garën drejt shifrës “magjike” prej 270 votash në Kolegjin Elektoral, Biden ka 238 ndërsa Trump 213.
Në një seri postimesh në Twitter, Presidenti Trump ka lëshuar një sërë akuzash dhe për rezultatin në disa shtete të tjera kyçe.
Ai pretendon se Demokratët po përpiqen gjejnë me të gjitha mënyrat “të zhdukin avantazhin prej 500 mijë votash” në Pensilvani.
Lideri aktual i Shtëpisë së Bardhë akuzon gjithashtu demokratët për manipulim të votimit me postë.
“Si ndodh që sa herë që ata numërojnë votat me postë, ata dinë të jenë kaq shkatërrues në përqindjen dhe fuqinë e tyre të shkatërrimit”, ka shtuar Trump.
Sipas rezultateve të deritanishme, kandidati i demokratëve Joe Biden kryeson si në votë popullore ashtu edhe elektorale ndaj kundërshtarit të tij, Donald Trump.
Lexoni gjithashtu
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet