Si administrohen dhe certifikohen zgjedhjet në SHBA?
Zgjedhjet në SHBA janë lokale: çdo shtet organizon më vete me rregullat e tij zgjedhjet.
Për këtë foli Neritan Sejamini në emisionin ‘Me pak fjalë’ në Euronews Albania.
Kandidatët për president të SHBA-ve marrin pjesë në 51 gara të veçanta (50 shtet + Washington DC) dhe jo në një garë kombëtare. Ata duhet të regjistrohen në çdo shtet për garën presidenciale dhe në çdo shtet luftohet për votat elektorale të shtetit.
Rregullat e votimit dhe i gjithë administrimi i zgjedhjeve është lokal, pra bëhet nga shteti dhe nuk ka asnjë standard apo rregull federal që i detyron shtetet.
Çdo shtet ka një zyrtar të larte të ngarkuar me përgjegjësinë e organizimit të votimeve.
Në 2/3 e shteteve, shefi i zgjedhjeve zgjidhet me votën e qytetarve dhe shumica e tyre janë persona me lidhje partiake.
Në 1/3 e shteteve zgjidhet nga guvernatori me konfirmim te senatit në disa raste.
- 24 shtete kanë si zyrtar kryesor te zgjedhjeve Sekretarin e Shtetit që zgjidhet me votën e qytetarëve: Alabama, Arizona, California, Colorado, Connecticut, Idaho, Iowa, Kansas, Louisiana, Massachusetts, Michigan, Minnesota, Mississippi, Missouri, Montana, Nebraska, Nevada, New Mexico, North Dakota, Ohio, Oregon, South Dakota, Vermont, Washington dhe Wyoming.
- 2 shtete – Alaska and Utah – kanë një zëvendësguvernator të zgjedhur si zyrtarin kryesor të zgjedhjeve.
- 3 shtete – Maine, New Hampshire dhe Tennessee – kanë një kryezyrtar të zgjedhjeve të zgjedhur nga kongresi i shtetit.
- 5 shtete – Delaware, Florida, New Jersey, Pennsylvania dhe Texas – kanë një kryezyrtar të zgjedhur nga Guvernatori.
- 9 shtete – Hawaii, Illinois, Maryland, North Carolina, New York, Oklahoma, South Carolina, Virginia dhe Wisconsin – kanë një bord apo komision zgjedhjesh. Komisioni zgjidhet nga guvernatori por konfirmohet nga senati.
- 7 shtete – Arkansas, Georgia, Indiana, Kentucky, Rhode Island dhe West Virginia – kanë edhe një kryezyrtar edhe një bord zgjedhjesh.
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet