Tirana thyen Kukësin, Kastrioti mund Partizanin
Kategoria Superiore ka ngritur siparin pas 100 ditësh me javën e parë që rezervoi ndeshje me gola, por dhe rezultate surprizë. Pas shumë dyshimesh, të gjitha ekipet bënë prezantimin për tifozët e tyre.
Tirana e nisur me këmbën e mbarë duke mundur që në start rivalët kryesor për titull, bardheblutë mundën nën kampionët e Kukësit me rezultatin 2-0 në stadiumin Skënderbeu të Korçës.
Dy golat e Najdovskit në pjesën e parë, i dhanë pikët e plota skuadrës së Emanuel Egbos, që edhe këtë sezon pretendon titullin kampion.
Teuta nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 me Skënderbeun, Durrsakët e kanë nisur sezonin me pretendime të mëdha, por ndaj korçarëve të Julian Ahmatajt nuk arritën të merrnin më shumë se një pikë. Golit të Hebajt iu përgjigj Meksi me një gol nga distanca.
Në ndeshje e tjera të javës së parë mund të veçohet humbja e Partizanit me Kastriotin. Në anën tjetër Vllaznia arriti që të fitonte 2-0 ndaj Apolonisë në “Loro Boriçi”, ndërsa Bylis barazoi 1-1 me Laçin në Ballsh.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West