Presidentja e Parlamentit Europian vizitë në Kiev: E ardhmja e Ukrainës është në BE

4 Mars 2023 | 08:12

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka mbërritur në Ukrainë vonë të premten mbrëma, siç ka bërë të ditur përmes postimit të saj në Twitter.

“Ndihem mirë të kthehem në Ukrainë dhe të jem me këta njerëz të guximshëm që frymëzuan botën. Me këta heronj që refuzojnë të dorëzohen. Me ata që sakrifikuan gjithçka për vlerat tona. Me evropianët, shtëpia e të cilëve është në BE-në tonë”, ka shkruar Metsola  në postimin të cilin e ka shoqëruar me një foto të sajën.

Ajo është takuar me kryetarin e parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefanchuk.

“E ardhmja e Ukrainës është si një anëtare e Bashkimit Evropian. Ne do të jemi gjithmonë pranë jush. Është kënaqësi të shoh përsëri mikun tim Ruslan Stefanchuk”, tha Roberta Metsola.

Metsola ishte zyrtarja e parë evropian që vizitoi Ukrainën prillin e kaluar, duke mbajtur një fjalim në parlamentin ukrainas vetëm disa javë pas fillimit të pushtimit rus.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026