Si e vlerësojnë qytetarët e Tiranës punën e qeverisë, opozitës dhe partive politike

3 Mars 2023 | 21:55

Gjetjet e Barometrit tregojnë se 49.1% e kryeqytetasve e vlerësojnë punën e qeverisë vitin e kaluar me mirë/shumë mirë, ndërsa 46.6% e tyre e vlerësojnë punën e qeverisë vitin e kaluar me keq/shumë keq.

87.7% e votuesve të së majtës e vlerësojnë mirë/shumë mirë punën e qeverisë vitin e kaluar, ndërsa 11.3% e tyre e vlerësojnë keq/shumë keq.

Sa i përket votuesve të së djathtës 83.9% e tyre e vlerësojnë me keq/shumë keq punën e qeverisë vitin e kaluar ndërsa 14.4% e tyre e vlerësojnë mirë/shumë mirë.

57.1% e kryeqytetasve të paidentifikuar sipas përkatësisë partiake e vlerësojnë keq/shumë keq vlerësimin e punës së qeverisë vitin e kaluar ndërsa 31.5% e kësaj kategorie e vlerësojnë me mirë/shumë mirë punën e qeverisë. 11.4% e kryeqytetasve të paidentifikuar sipas përkatësisë partiake nuk e dinë si ka qenë puna e qeverisë vitin e kaluar.

Barometri në Euronews Albania ka pyetur kryeqytetasit edhe për vlerësimin e opozitës vitin e kaluar.

64.9% e tyre e kanë vlerësuar keq/shumë keq opozitën vitin e kaluar, ndërsa 24.7% e kanë vlerësuar mirë/shumë mirë. 10.4% e kryeqytetasve kanë refuzuar ose janë neutral sa i përket vlerësimit të opozitës vitin e kaluar.

81% e votuesve të së majtës e kanë vlerësuar keq/shumë keq opozitën vitin e kaluar, ndërsa 14.6% e të majtëve e kanë vlerësuar mirë/shumë mirë. 4.4% refuzojnë të përgjigjen.

61.7% e votuesve të së djathtës e kanë vlerësuar me mirë/shumë mirë opozitën vitin e kaluar, ndërsa 34.3% e të djathtëve e kanë vlerësuar keq/shumë keq opozitën vitin e kaluar. 4% e tyre kanë refuzuar të përgjigjen.

62.7% e kryeqytetasve të paidentifikuar sipas përkatësisë partiake e kanë vlerësuar keq/shumë keq opozitën vitin e kaluar, ndërsa 12.7% e tyre e vlerësojnë mirë/shumë mirë. 24.7% e kësaj kategorie kanë refuzuar të japin një përgjigje.

Mendim pozitiv apo negativ për Partinë Socialiste?

Kjo është një nga pyetjet që Barometri në Euronews Albania u ka drejtuar kryeqytetasve. 50.7% e tyre kanë mendim negativ/shumë negativ për Partinë Socialiste, ndërsa 47% kanë mendim pozitiv/shumë pozitiv. 2.3% e tyre refuzojnë të përgjigjen.

90.5% e votuesve të majtë kanë mendim pozitiv/shumë pozitiv për Partinë Socialiste, ndërsa 8.8% e tyre kanë mendim negative/shumë negative. 90.1% e votuesve të së djathtës kanë mendim negative/shumë negative për Partinë Socialiste, ndërsa 9.3% e tyre kanë mendim pozitiv/shumë pozitiv.

66.4% e kryeqytetasve të paidentifikuar sipas përkatësive partiake kanë mendim negativ/ shumë negativ sa i përket Partisë Socialiste. 27.4% e kësaj kategorie kanë mendim pozitiv/shumë pozitiv për PS-në. 6.2% e tyre refuzojnë të japin mendim.

PD e drejtuar nga Berisha? Çfarë mendimi kanë qytetarët?

70.4% e kryeqytetasve kanë mendim negativ/shumë negativ, ndërsa 27% e tyre kanë mendim pozitiv/shumë pozitiv, ndërsa 2.6% e kryeqytetasve refuzojnë të përgjigjen.

87.6% e votuesve të së majtës kanë mendim negativ/shumë negativ për PD-në e drejtuar nga Berisha, ndërsa 11.1% kanë mendim pozitiv/shumë pozitiv.

72.6% e votuesve të se djathtës kanë mendim pozitiv/shumë pozitiv për PD-në e drejtuar nga Berisha, ndërsa 27.4% kanë mendim negativ/shumë negativ për drejtimin e PD-së nga Berisha.

79.1% e kryeqytetasve të paidentifikuar sipas përkatësive partiake kanë mendim negativ/shumë negativ për PD-në e drejtuar nga Berisha, ndërsa 15.1 % kanë mendim pozitiv/shumë pozitiv. 5.8 % e kryeqytetasve të kësaj kategorie refuzojnë të përgjigjen.

PD e drejtuar nga Basha? Çfarë mendojnë qytetarët?

77% e kryeqytetasve kanë mendim negative/shumë negative sa i përket për PD-në e drejtuar nga Lulzim Basha, ndërsa 19.2% e tyre kanë mendim pozitiv/shumë pozitiv. 3.8& refuzojnë të përgjigjen.

81.9% e votuesve të së majtës kanë mendim negative/shumë negative për PD-në e drejtuar nga Lulzim Basha, ndërsa 16.1% e tyre kanë mendim pozitiv/shumë pozitiv.

66.9% e votuesve të së djathtës kanë mendim negative/shumë negative për PD-në e drejtuar nga Lulzim Basha. 32.5% e të djathtëve kanë mendim pozitiv/shumë pozitiv.

82.9% e kryeqytetasve të paidentifikuar sipas përkatësisë partiake kanë mendim negative/shumë negative për PD-në e drejtuar nga Lulzim Basha, ndërsa 10.9% e kësaj kategorie kanë mendim pozitiv/shumë pozitiv. 6.2% e tyre refuzojnë të përgjigjen.

Partia e Lirisë, çfarë mendojnë qytetarët?

86.4% e kryeqytetasve kanë mendim negativ/shumë negativ për Partinë e Lirisë, ndërsa 9 % e tyre kanë mendim pozitiv/shumë pozitiv. 4.6% e kryeqytetasve refuzojnë të përgjigjen.

90.9% e votuesve të së majtës kanë mendim negativ/shumë negativ për Partinë e Lirisë, ndërsa 7.1% e tyre kanë mendim pozitiv/shumë pozitiv. 1.9% e kryeqytetasve refuzojnë të përgjigjen.

87.3% e votuesve të së djathtës kanë mendim negativ/shumë negativ sa i përket Partisë së Lirisë, ndërsa 12% e këtyre votuesve kanë mendim pozitiv/shumë pozitiv.

83.3% e kryeqytetasve të paidentifikuar sipas përkatësisë partiake kanë mendim negativ/shumë negativ për Partinë e Lirisë, ndërsa 7.1 % kanë mendim pozitiv/shumë pozitiv. 9.6% e kësaj kategorie kanë refuzuar të përgjigjen.

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025