Berisha thirje depurtetëve dhe simpatizantëve: Distancohuni nga Basha dhe Alibeaj
Partia Demokratike mbajti këtë të shtunë një Mbledhje Kryesie, ku në fokus të takimit ishte vendimi i gjykatës për të kthyer në Shkallën e Parë çështjen e vulës së PD-së.
Në fjalën e mbajtur, ish-kryeministri Berisha u kërkoi simpatizantëve të PD-së dhe deputetëve të kësaj force politike të distancohen nga Basha dhe Alibeaj, të cilët sipas tij kanë si synim shkatërimin e Partisë Demokratike.
“Pasi iku Lul Brava guvernatorja u përqëndrua te Ali Basha. Unë jam këtu për t’u bërë thirrje të gjithë demokratëve, edhe ndonjëri prej tyre që ka qëndruar indiferent, që të distancohet nga ky peng i shpifur. Pengje të shpifur që kanë regjistruar nivelet më të ulëta të një politikani. Të gjithë ata që kanë karakter nuk duhet të përdoren nga “Brava” dhe “AliBasha” dhe të distancohen prej tyre. Është koha që çdo deputet të ngrihet mbi interesat e tjera dhe të përfaqësojë interesin e zgjedhësve që i kanë votuar.
Të distancohen nga “Brava” dhe “Alibasha” që janë vegla të shpërfytyruara të Edi Ramës që përdoren në një akt që nuk ka shqiptar i ndershëm që nuk e pranon, në një akt që synon të shkatërrojë PD-në. Ju garantoj se ne jemi më të fortë se kurrë dhe nesër do të jemi më të fortë se sot”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta