Protesta dhe pasiguri, në shumë shtete të SHBA qytetarët kanë dalë në rrugë pro e kundër kandidatëve
“Ndaloni numërimin”, mbështetësit e Donald Trump mësyn në një sallë votimi në Detroit ndërsa presidenti paditi shtetin e Miçigan për mos sigurimin e “hyrjes” në vendet e numërimit. Miçigani është cilësuar si vendimtar në zgjedhje.
Qendra tregtare TCF në Detroit mbylli dyert e dritaret pasi qindra vëzhgues të votimeve hipën në ndërtesë teksa po numëroheshin fletët e votimit.
Në Çikago, po ashtu, demonstruesit marshuan, por këtë herë duke kërkuar që presidenti të pranojë zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Ata mbanin pankarta ku lexohej “numëroni çdo votë” dhe “dilni tani!”
Reagimi erdhi pasi Trump deklaroi në mënyrë parakohshme fitoren në garë dhe më vonë ngriti një numër procesesh gjyqësore për të ndaluar numërimin e votave në disa shtete kryesore.
Edhe në New York qindra qytetarë dolën në rrugë duke kërkuar gjithashtu të numërohej çdo votë duke akuzuar Trump për ndërhyrje në demokraci. Madje disa protestues u ndalën nga policia.
Pasiguria e rezultatit të zgjedhjeve dhe mënyra sesi u zhvillua procesi i numërimit ka shtuar tensionet në të gjithë vendit.
Lexoni gjithashtu:
Kush do të drejtojë SHBA? Afro-amerikanët në Detroit presin rezultatin zyrtar të zgjedhjeve
Biden rrëmben dhe Miçiganin, çfarë do të thotë kjo për rrugëtimin e tij drejt Shtëpisë së Bardhë?
Ndryshim në politikën e jashtme, Trump tërhiqet nga Marrëveshja Klimatike e Parisit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet