Gjykata nuk i dha vulën Berishës, Alibeaj bën ‘lëvizjen e radhës’ të hënën

4 Mars 2023 | 13:47

Një ditë pasi gjykata e Apelit vendosi të mos i jepte vulën e PD-së, ish-kryeministrit Sali Berisha, Enkelejd Alibeaj, ka njoftuar mbledhjen e Grupit Parlamentar Demokrat dhe Kryesisë së PD-së hënën.

Bëhet me dije se në fokus të mbledhjes së strukturave të PD-së nga Alibeaj do të jetë qëndrimi i Partisë Demokratike mbi zhvillimet e fundit në raport me zgjedhjet lokale.

“Ditën e hënë, datë 6 Mars 2023, ora 12:00, do të zhvillohet mbledhja e Grupit Parlamentar, me rend dite: “Situatën politike dhe qëndrimin e Partisë Demokratike mbi zhvillimet e fundit në raport me zgjedhjet lokale të 14 Majit”. Ju falenderoj!”, njofton Alibeaj.

Kujtojmë se paralelisht me Alibeajn, edhe Berisha ka mbledhur strukturat e partisë këtë fundjavë, ku këtë të shtunë u zhvillua një mbledhje e Kryesisë së PD-së në selinë blu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026