“Më ndihmoni të gjej djalin”- Apeli rrëqethës i nënës shqiptare në Greqi

4 Mars 2023 | 14:26

Mediat greke kanë publikuar rastin e një nëne me origjinë nga Shqipëria e cila kërkon informacion për djalin e saj që ndodhej në vagonin numër 5 të trenit që u aksidentua në Larisa.

Mirela Ruçi deklaron se i biri i saj 22-vjeçari Denis Ruçi, vijon të mbetet i zhdukur dhe ajo nuk ka asnjë informacion në lidhje me të.

Me foton e djalit në dorë, ajo apelon se kushdo që mund të ketë informacion mbi të birin është i lutur ta kontaktojë.

“Djali im nuk është në asnjë listë zyrtare deri më tani dhe nuk kam asnjë informacion. Unë i lutem kujtdo që mund ta ketë parë atë, në vagonin 5, sedilja 22, të më kontaktojë,” u tha ajo gazetarëve.

Të afërm të pasagjerëve të shpallur ende si të pagjetur presin jashtë spitalit për lajme nga të afërmit e tyre.

Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë thanë se të gjitha identifikimet e viktimave do të kryhen duke kombinuar mostrat e ADN-së nga të afërmit, dhe jo identifikim visual sepse shumë prej viktimave janë djegur dhe copëtuar.

Kujtojmë se aktualisht janë 4 shqiptarë që rezultojnë të zhdukur në aksidentin tragjik hekurudhor në Greqi.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026