Presidenti i Kosovës largohet nga posti, avokati Tomë Gashi: Thaçi duhet të ishte dorëhequr më parë

5 Nëntor 2020 | 11:42

Në një intervistë për Euronews Albania avokati Tomë Gashi, tha se pavarësisht preferencave politike konfirmimi i aktakuzave për presidentin e Kosovës rrjedhimisht ka shkaktuar një dëm të madh.

Avokati pohoi se do të ishte më mirë nëse Thaçi do e kishte dhënë dorëheqjen më herët dhe dëmi i madh i shkaktuar është mbi të gjitha sepse aktakuzat janë ngritur përkundrejt një presidenti të një shteti të ri.

Si Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli do të nisin seanca gjyqësore në Hagë sepse që prej fillimit është bërë e ditur se nëse do të ketë aktakuza të konfirmuara gjykimet do të mbahen atje.

“Ajo që është jashtëzakonisht e dëmshme, përveç rastit të akuzimit të Z. Thaçi dhe të tjerëve për krimet e luftës, ai është akuzuar dhe për krime kundër njerëzimit,” – u shpreh avokati.

Avokati Tomë Gashi sqaroi se këto janë rastet më të rënda që njeh drejtësia ndërkombëtare dhe vendore kështu që nuk mund të këtë një afat për përfundimin e procesit.

Ajo çfarë Gashi solli në vëmendje është fakti se edhe për Thaçin, edhe për Veselin por edhe për të tjerë, mund të jetë e vërtetueshme në ditët në vijim që aktakuza është konfirmuar më parë dhe jo ditën e sotme.

“Është e sigurt që këta kanë marrë ditë më herët njoftim për konfirmimin e aktakuzës që është bërë publike në 24 qershor të këtij viti ndërsa aktakuza e z. Thaçi qëllimisht apo rastësisht është ngritur në ditën e ditëlindjes së tij, pra në 24 prill. Në bindjen time Thaçi dhe Veseli e kanë ditur më parë konfirmimin e aktakuzës,” – u shpreh Tomë Gashi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026