Rrethimi i familjes Jashari, bashkëluftëtari tregon për këngën që ju jepte forcë
Ragip Jashari, që luftoi krah Ademit e Hamzës, në vitin 2021 pati rrëfyer ekskluzivisht për Klan Kosovën, momentin e parë kur filloi rrethimi i familjes Jashari.
Ai kujtonte orët e para të 5 marsit, kur bashkë me Hamzën po shijonte kafen e mëngjesit, kur kuptuan që serbët kanë filluar të vijnë drejt tyre.
Ish-ushtari i mbante mend mirë edhe fjalët e komandantit legjendar kur nisi lufta në Prekaz, raporton KlanKosova.
Sipas tij, komandanti u kishte thënë familjarëve e ushtarëve të tij se kishte ardhur koha për t’i treguar Serbisë si luftohet për atdhe.
Por, krahas plumbave që shkrepnin në të gjitha anët, te kullat e Jasharëve jehonte edhe kënga. “Shqipërinë dua se jam shqiptar, Kosovën e dua se jam kosovar”, ishte kënga që u jepte kurajo për luftë ushtarëve të komandanti legjendar, Adem Jashari.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta