Miçigan, gjykatësi rrëzon padinë e Trump
5 Nëntor 2020 |
18:49
Një gjykatës i Miçiganit ka rrëzuar padinë e Trump ku pretendohej se nuk kishin akses të mjaftueshëm në numërimin e votave të dërguara me postë, raporton AP.
Padia synonte të çonte në gjykatë për votat Sekretarin e Shtetit të Miçiganit. Gjykatësi tha se Sekretari i Shtetit nuk ka kontroll mbi numërimin e votave.
Janë ende dhjetëra mijëra vota që do të numërohen sot dhe do të raportohen nesër, tha komisioneri i zgjedhjeve Joe Gloria.
Shumica e votave të dërguara me postë do të numërohen të shtunën dhe të dielën, shtoi Gloria.
Ai shtoi se do të shtohen forca sigurie për të mbrojtur punonjësit që po numërojnë votat dhe tha se kjo nuk do të ndikojë mbi punën e tyre.
Lexoni gjithashtu
- Live Blog: Thellohet avantazhi në favor të Biden në shtetin e Nevadës
- Xhorxhia, zëdhënësi i Sekretarit të Shtetit: Ende 60 mijë vota për t’u numëruar
- Elidor Mëhlli: Rezultati zyrtar në SHBA mund të kërkojë muaj që të shpallet
Lajme të Sugjeruara
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet