Euro në rënie të lirë, arrin në nivelet më të ulëta në raport me lekun

6 Mars 2023 | 15:39

Kursi i këmbimit të euros po bie në rënie të lirë, duke arritur poshtë kufirit të 115 lekëve. Luhatjet në këtë fillim marsi janë në nivelin e festave të fundvitit, dhe të njëjtin trend kanë edhe dollari e paundi britanik.

Monedha Europiane po bie në rënie të lirë, duke u këmbyer këtë të hënë 114.86 lekë, me kursin e Bankës së Shqipërisë. Rënia  në këto nivele u pa edhe në fund të vitit 2022, në sezonin e festave. Agjentët e këmbimit valutor thonë se gjatë javëve të fundit blerjet e euros kanë qenë në nivele të ulëta. Nga ana tjetër, ata shprehen se prurjet e monedhës europiane ngelen relativisht të larta, nga individët.

Ndikim në favor të zhvlerësimit të euros dhe forcimit të lekut mund të ketë dhënë edhe bilanci tregtar i vendit. Sipas INSTAT, për muajin janar defiçiti tregtar u ul me 70% krahasuar me dhjetorin.

Edhe turizmi po bëhet një faktor me ndikim gjithnjë e më të rëndësishëm në bilancin e pagesave dhe si rrjedhojë edhe në kursin e këmbimit valutor.

Në të njëjtin trend janë edhe dollari e paundi britanik që po këmbëhen nën 108 dhe 129 lekë.

Zhvlerësimi i shpejtë i valutës së huaj, sidomos ai i Euros godet bizneset eksportuese dhe ato subjekte që marrin të ardhura në valutë dhe kryejnë shpenzime në lekë.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026