EMRI| Prej 18 muajsh në kërkim, kapet anëtari i grupit të rrezikshëm kriminal
Një 34-vjeçar, pjesëtar i një grupi kriminal, është arrestuar nga policia e Durrësit këtë të hënë pas 1 viti e gjysmë në kërkim.
Denis Shahini, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për vjedhje, ishte i shpallur në kërkim, në kuadër të procedimit penal të nisur në shtator të vitit 2021.
Ai akuzohej për një sërë veprash penale në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe sigurimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje.
Policia thotë se ka siguruar provat, se 34-vjeçari ishte pjesëtar i një grupi kriminal në Durrës dhe se ushtronte veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, kryesisht të lëndës narkotike heroinë.
“Në një nga episodet, konkretisht më datë 4 prill të vitit që lamë pas, është arrestuar në Vlorë, shtetasi i identifikuar me inicialet P. H., dhe ka rezultuar se lëndën narkotike të llojit heroinë që iu gjet atij, ia ka shitur Denis Shahini. Për të, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës më datë 1 mars 2023, kishte lëshuar urdhër ndalimi.”- tha gazetarja Kloida Gjuzi.
Prokuroria e Durrësit pritet që dokumentojë edhe provat për 34-vjecarin, I cili të mërkurën pritet të dalë para gjykatës.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta