“Jeni rrumpallë”, Dritan Hila kapet me Topallin: Kujdes kur merresh me shtetin

6 Mars 2023 | 21:44

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli është përplasur me analistin Dritan Hila ndërsa është diskutuar për vulën dhe regjistrimin e kësaj partie në zgjedhje.

Të ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Hila tha se i gjithë problemi qëndron brenda PD-së duke kundërshtuar fjalën e Topallit e cila theksoi se shteti nuk funksion në asnjë drejtim .

Topalli: Kjo është pjesa qesharake e një shteti të shpartalluar në të gjitha drejtimet

Hila: Më e shpartalluar është PD, ju jeni rrumpallë. Luli nuk vë numër protokolli. Problemi është brenda fushës suaj, nuk kemi arritur akoma te shteti.

Topalli: Ju jeni gazetar dhe keni të gjithë të drejtën e Zotit për të ironizuar me situatën, por kjo është çështje institucionesh, është vendim i Gjykatës, është çështje shteti. Një akt për t’u regjistruar në KQZ dhe KQZ është institucion shtetëror . Prandaj flas për një absurd.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e...
22:08 | 23/07/2026

Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, u shpreh se, ndonëse nuk është eksperte e reformës territoriale, të...
21:30 | 23/07/2026