Lajçak në Prishtinë e Beograd, takime me Kurtin dhe krerët e opozitës para “Ohrit”
I dërguari special i BE për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak viziton të premten Prishtinën e më pas Beogradin.
Përveç kryeministrit Kurti, Lajçak pritet të takohet dhe me liderë të partive opozitare.
Kjo vizitë e Lajçakut vjen para takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, që është caktuar të mbahet me 18 mars, në Ohër të Maqedonisë se Veriut.
Kryeministri Kurti, pasi zyrtarisht ka pranuar propozimin evropian më 21 shkurt, ka thënë se negociatat për normalizim do të vazhdojnë
Dy partitë opozitare, PDK dhe LDK e kanë kritikuar Kryeministrit Kurti që pranoi propozimin evropian, i cili thonë se nuk sjell marrëveshje finale me Serbinë e as njohjen reciproke.
Sipas opozitarëve, Kurti, përmes këtij plani, ka pranuar themelimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive, dhënien e statusit të veçantë për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë dhe vazhdimin e pafundtë të bisedimeve me Serbinë.
Një çështje e nxehtë është dhe asociacioni. Më herët i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka beret e ditur se në tavolinën e tij ka 16 modele ekzistuese funksionale për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që i ka ndarë me Kosovën dhe Serbinë.
Sipas tij, ato mund të shihen si modele për të drejtat e minoriteteve dhe të gjitha janë në përputhje me standardet evropiane.
Lajçak tha se dy vendet duhet të bien dakord se si do të jetë dhe si nuk duhet të jetë Asociacioni, por që BE-ja, siç tha ai, nuk dëshiron të krijojë diçka që e bën sistemin e Kosovës më pak funksional.
“Po flasim me partnerët tanë për modele ekzistuese që po forcojnë funksionalitetin e shteteve dhe jo dobësimin, prandaj mendojmë se nuk duhet të ketë frikë. Askush nuk ka interes ta dobësojë funksionalitetin e Kosovës. Duhet ta shohim jo si kërcënim a dënim a kompromis, por obligim në njërën anë, dhe duhet të shihet edhe si ndërtim i mirëbesimit të serbëve të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës dhe definim të qartë të raporteve të Qeverisë së Serbisë me serbët e Kosovës, sipas standardeve evropiane”, tha Lajçak
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta