Pasiguri për fitoren elektorale: Kremlini i shqetësuar, Franca dhe Koreja e Jugut optimistë
Bota është në pritje se kush do të shpallet fitues në zgjedhjet presidenciale të 2020-s, të cilat do të vendosin se si politika e jashtme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vazhdojë të funksionojë. Megjithatë gara e ngushtë mes dy kandidatëve për president dhe akuzat për manipulim të votave, kanë sjellë edhe një pasiguri mbi rezultatin përfundimtar.
Paqartësia që është shfaqur që pas ditës së zgjedhjeve të 3 nëntorit, ka shqetësuar kryesisht shtetin rus. Qeveria në Kremlin ka hamendësuar se kjo situatë do të sjellë rezultate negative për ekonominë botërore, si dhe për politikën e jashtme.
Ministri i Jashtëm francez është një prej përfaqësuesve nga bota që ka komunikuar besimin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një sistem të fortë dhe të drejtë të numërimit të votave elektorale.
“Në të shkuarën ka patur tensione për sa i përket rezultateve, megjithatë institucionet kanë arritur t’i menaxhojnë këto vështirësi. Ajo që ne duhet të kujtojmë është se Shtetet e Bashkuara janë një sistem federal dhe në çdo shtet ka rregulla të caktuara. Nëse del e nevojshme, Gjykata Supreme do të ndërhyjë. Unë kam shpresa se vlerat demokratike të Shteteve të Bashkuara do të sjellin marrjen e rezultateve të cilat do të njihen nga të gjithë”, that Jean-Yves Le Drian, ministri i Jashtëm i Francës.
Ndërkohë Koreja e Jugut ka planifikuar vazhdimësinë e aleancës mes vendeve, pavarësisht cilat do të janë rezultatet e zgjedhjeve. Shteti i Koresë së Jugut ka komunikuar se do të dërgojë delegatë në Shtetet e Bashkuara, të cilët do të diskutojnë për programet e hedhjes së raketave dhe atyre bërthamore nga shteti komunist i Koresë së Veriut.
Joe Biden është kandidati i cili i është afruar më shumë vijës së fitores, megjithatë deklaratat e Donald Trump për mashtrim dhe manipulim të votave e kanë ngadalësuar ritmin e shpalljes së fituesit.
Lexoni gjithashtu:
Trump në deklaratë për shtyp: Demokratët po përpiqen të manipulojnë zgjedhjet
Live Blog: Zgjedhjet në SHBA varen nga rezultatet e 4 shteteve
Si do të ndikonte fitorja e Biden apo Trump tek NATO?
Mbështetës të armatosur të Trump protestojnë pranë qendrave zgjedhore
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet