“Vendet e rajonit të na marrin shembull”, Rama: Të gjithë para drejtësisë
Kryeministri Edi Rama ftoi vendet e rajonit të marrin shembullin e Shqipërisë për reformën në drejtësi.
I pyetur nga gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu në konferencën e përbashkët për shtyp me kancelarin gjerman Olaf Scholz, Rama u shpreh se arritjet e Shqipërisë në drejtësi kanë çuar para ligjit edhe njerëz të profilit të lartë të lidhur me mazhorancën.
Sipas kryeministrit, samiti i Ballkanit Perëndimor mbajtur më Tiranë dhe samiti i procesit të Berlini që do të mbahet në 16 tetor janë shprehje e besimit të aleatëve të rëndësishëm të Shqipërisë siç është gjermania.
“Samiti është një kënaqësi, nder dhe shprehje besimi, por edhe një detyrim ndaj aleatëve tanë kaq të rëndësishëm, Gjermanisë, qeverisë federale fakti që samiti vjen në Tiranë. Edhe ai i 6 dhjetorit ka lënë një gjurmë të thellë tek ne që mbi të gjitha është barrë për respektin që kemi fituar dhe për të thelluar rrugën tonë si vend evropian. Jemi i vetmi vend në rajon që falë reformës në drejtësi duhet të na marrin shembull edhe vendet e rajonit. Ka ardhur dita që në Shqipëri edhe njerëz me profil të lartë të lidhur me shumicën qeverisëse duhet të shkojnë përpara drejtësisë”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta