Dhunë dhe flakadanë në derbin Tirana-Partizani, Cara ‘mesazh’ kundërshtarëve
Përballja numër 169 në derbin e kryeqytetit mes Partizanit e Tiranës është fituar nga skuadra e demave, në një ndeshje që i kishte të gjitha. Nga rivaliteti në fushë, tek ai në tribuna, ku nuk munguan as incidentet, teksa porterit e të dyja skuadrave u goditën me flakadanë.
Një stadium me afro 12 mijë të pranishëm, pa një nga klasiket më të bukura të viteve të fundit, me Partizanin më të vendosur, kjo dhe pas kritikave të shumta ndaj trajnerit Italian Xhovani Kolela.
Me disa ndryshime në formacion, ndoshta nga ato që nuk priteshin, të kuqtë zhbllokuan shpejt sfidën, kun ë minutën e 20’, Mba dërgoi topin në rrjetë. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për të kuqtë, ndërkohë bardheblutë provuan të reagojnë, por pa mundur të konkretizojnë.
Në pjesën e dytë, Partizani kishte mundësinë më të mirë për të dyfishuar rezultatin, por 11 metërshi i ekzekutuar nga Telushi u prit nga portieri. Fjala do t’i jepej mesfushorit Tedi Cara, i cili përfitoi nga një gabim i mbrojtjes kundërshtare, për të shënuar një gol me thembër, me portën e boshatisur. Veprim ky për t’i dhënë një mesazh kundërshtarëve, se qyteti është i kuq.
Kjo ishte fitorja e dytë për Partizanin në 3 ndeshjet derbi të zhvilluara këtë sezon, ndërkohë që ngjitet në krye të tabelës së klasifikimit me 40 pikë, po aq sa Tirana e vendit të dytë.
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta