Shefi i OKB-së nesër në Kiev, pritet të takohet me Zelensky-n
Shefi i OKB-së Antonio Guterres do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të mërkurën në Kiev, udhëtimi i tij i tretë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus, sipas një njoftimi të zëdhënësit të tij.
Guterres mbërriti sot në Poloni, nga ku do të vazhdojë udhëtimin e tij në kryeqytetin ukrainas, për t’u takuar nesër me Zelenskyn për të diskutuar veçanërisht për zgjatjen e marrëveshjes për eksportin e grurit ukrainas, tha Stephan Dujarric në një deklaratë për shtyp.
Marrëveshja për eksportin e drithërave nga Deti i Zi, e ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia korrikun e kaluar, lejoi eksportimin e grurit nga tre porte të Ukrainës.
Rreth 20 milionë tonë drithë u eksportuan falë marrëveshjes. Për të bindur Rusinë që të lejojë Ukrainën të rifillojë eksportet e grurit në Detin e Zi korrikun e kaluar, u nënshkrua gjithashtu një marrëveshje trevjeçare në të cilën Kombet e Bashkuara ranë dakord të ndihmonin në lehtësimin e eksporteve ruse të ushqimit dhe plehrave.
Ukraina dhe Rusia janë të dyja ndër furnizuesit më të mëdhenj në botë të grurit dhe plehrave.
Guterres do të udhëtojë në Kiev së bashku me shefin humanitar të OKB-së Martin Griffiths dhe zyrtaren e lartë të tregtisë së OKB-së Rebecca Greenspa Griffiths udhëhoqi negociatat e marrëveshjes së grurit ndërsa Greenspan po punon për të lehtësuar eksportet ruse të ushqimit dhe plehrave.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës