Kryeministri kundër ministrit të Drejtësisë, Hoti kritikon Selimin: Të respektohet ndarja e pushteteve

6 Nëntor 2020 | 11:15

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës, e thirrur urgjentisht për shkak të arrestimeve të fundit, nxori në pah edhe mospajtimet mes anëtarëve të koalicionit qeveritar.

Kryeministri Avdullah Hoti nga LDK dhe ministri i Drejtësisë, Selim Selimi nga AAK, patën përplasje për temën e dialogut duke qenë se ndërprerja e dialogut nga e enjtja është qëndrim i AAK-së.

Besoj e kemi të gjithë të qartë dhe udhët ta respektojmë plotësisht parimin e ndarjes së pushteteve, në veçanti besoj Ministri i Drejtësisë e ka të qartë më shumë se të gjithë ne këtë çështje. Ne nuk ndërhyjmë dhe nuk komentojmë vendimet e organeve të drejtësisë, edhe më lejoni të ju them qartë, drejtë, hapur, në Qeverinë e Kosovës nuk ka hapësirë për sjellje ndryshe,” – u shpreh kryeministri Hoti.

“Ne duhet të ndërpresim aktivitete tona në raport me dialogun me Serbisë deri në një situatë të re. Çdo lëvizje ndryshe do të jetë në favpr të një pale tjetër dhe shteti ynë por edhe ne si Qeveri mund të jemi në disavantazh,” – tha nga ana tjetër Selimi.

fund mbledhjes ka reaguar sërish kryeministri Avdullah Hoti i cili theksoi se duhet të respektohet parimi i ndarjes së pushteteve.

Mbledhja e Qeverisë pasoi arrestimin e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, dhe shefin e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Mbi ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tashmë po rëndojnë aktakuza për krime të pretenduara të luftës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026