Ministrat e Mbrojtjes së BE diskutojnë për mbështetjen për armatosjen e Ukrainës

Flamujt të Bashkimit Evropian
8 Mars 2023 | 14:14

Vazhdimi i armatosjes së Ukrainës nga Perëndimi është çështja që po dominon takimin e ministrave të Mbrojtjes të BE-së në Suedi.

Ata po shqyrtojnë plane se si të furnizojnë Kievin me municione me vlerë miliarda euro nga stoqet përkatëse dhe se si të bashkojnë forcat për më shumë. Komisioni Evropian po nxit palët për një vendim të shpejtë.

“Çështja është se si të sigurojmë municionet e duhura që Ukraina të vazhdojë vetëmbrojtjen. Prezantova propozimin që ministrat do të diskutojnë. Ai është hartuar bashkë me Agjencinë Evropiane të Mbrojtjes, të cilën kam nderin ta drejtoj dhe Komisionin”, u shpreh Josep Borrell, Përfaqësues i Lartë për Punët e Jashtme.

Veçmas takimit, ministri ukrainas i Mbrojtjes mohoi që vendi i tij të ishte përfshirë në sabotimin e gazsjellësit “Rrjedha e Veriut”.

“Për mua, kjo është një histori e çuditshme pasi nuk ka asnjë lidhje me ne. Mendoj se hetimi i autoriteteve zyrtare do të zbardhë çdo detaj. Në rast të kundërt do të ishte një kompliment për forcat tona speciale, por nuk e kemi bërë ne”, theksoi Oleksii Reznikov, ministër i Mbrojtjes së Ukrainës.

Zyrtarët e BE-së shpresojnë të firmosin një plan për furnizimin e përbashkët të Ukrainës, që të mund të miratohet përpara takimit të ministrave të Jashtëm, më 20 mars.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës

Google është gjobitur me një total prej 890 milionë eurosh nga BE për shkelje të ligjeve të konkurrencës online nga shërbimet e saj të kërkimit...
13:18 | 23/07/2026

Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë

Të dërguarit e Bashkimit Evropian ranë dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë, duke vendosur kufizime...
12:45 | 23/07/2026

Lavrov-Rubios: E papranueshme që SHBA-të të vazhdojnë shitjen e armëve në Kiev

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov paralajmëroi Uashingtonin kundër shitjes së vazhdueshme të armëve në Kiev gjatë një takimi me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së...
12:44 | 23/07/2026