‘Nuk ka çelje negociatash pa burgosje të politikanëve dhe zyrtarëve të korruptuar’ – raporton Ernest Bunguri
Korrespondenti i Euronews Albania në Bruksel, Ernest Bunguri, i cili siguroi ekskluzivisht dokumentin e presidencës gjermane për kuadrin negociues për Shqipërinë dhe RMV sqaroi shanset e Shqipërisë për konferencën e parë ndërqeveritare dhe çfarë do të ndodhë pas saj.
Sipas Bungurit, për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare Shqipërisë i duhet plotësojë dy kushte:
- Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese me 6 anëtarë, minimumi.
- Votimi i Ligjit të Medias në parlament sipas rekomandimeve të Venecias.
Nëse Shqipëria plotëson brenda dhjetorit këto dy kushte, presidenca gjermane synon ta mbajë në dhjetor të këtij viti konferencën e parë ndërqeveritare.
Në kuadrin negociues figurojë edhe 7 kushte të tjera të Bundestagut që Shqipëria duhet t’i përmbushë për hapjen e negociatave edhe nëse mbahet konferenca e parë ndërqeveritare.
“Për të çelur negociatat, Shqipëria duhet të plotësojë të gjitha kushtet e tjera që nga zbatimi i reformës së re zgjedhore, dënimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të larguar nga procesi i vetingut por që janë akuzuar për lidhje me krimin, gjithashtu dënimi i personave të akuzuar për blerjen e votave, vendimi i pritshëm i gjykatës për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të korrikut të shkuar, dhe mbi të gjitha dënimi në nivelin politik apo i zyrtarëve të lartë, pra përfundimi i të gjithë procesit, jo vetëm akuzat apo ngritja e çështjeve penale, por dënimi dhe burgosja e ndonjë politikani të lartë,” deklaroi Bunguri.
“Shqipëria edhe nëse do të mbajë konferencën e parë ndërqeveritare, negociatat nuk do t’i çelë dot, …nëse nuk do të burgosë ndonjë politikan të lartë të akuzuar për korrupsion apo ndonjë vepër tjetër penale,” përfundoi korrespondenti i Euronews Albania në Bruksel.
LEXONI GJITHASHTU
Ekskluzive: Kuadri negociues për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Ku ndahet Holanda dhe Komisioni Europian për progresin e Shqipërisë drejt BE
Ekskluzive/ Holanda e vendosur tek progresi i kërkuar, Shqipëria në ditë vendimtare për ta bindur
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)