Shpërblimi për pensionistët nga taksa e HEC private, shuma në diskutim

8 Mars 2023 | 15:49

Taksa e rritur e prodhuesve të energjisë pritet të shkojë si bonus për pensionistët, por mënyra se si do të ndahet është ende në diskutim.

Për moshën e tretë, do të ketë shtesë në pensione deri në 7%, aq sa është edhe niveli i inflacionit.

“Kemi të parashikuar në buxhet për këtë vit një fond që i dedikohet mbështetjes sociale, po punojmë për rritjen e pagave dhe synojmë të rriten jo vetëm për administratë publike, por edhe në sektorin privat. Sa i përket pensioneve, kemi një politikë të indeksuar për indeksimin në bazë të inflacionit. Gjatë vitit të shkuar u indeksuan 2 herë, do vijomë me këtë praktikë që efektet e krizës të mos ndikojnë tek pensionistët. Nuk kemi përcaktuar ende një politikë për dhënien e një shpërblim në muajin prill”, tha ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj.

Ministrja foli edhe për politikën e pagave, të cilat do të vazhdojnë të rriten, dhe për këtë mori si referencë edhe vendimin për rritjen e pagës minimale.

695 mijë pensionistë morën 8000 lekë bonus në muajin janar, si ndihmë për të të përballuar rritjen e çmimeve, dhe një paketë e dytë shpërblimi u lajmërua nga kryeministri Rama në pjesën e parë të këtij vitit 2023.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026