Hetimet për pronat e ushtrisë, Xhaçka në listën e zyrtarëve që do pyeten në SPAK
Euronews Albania ka zbuluar dy paditë në SPAK, për të cilat u mor në pyetje këtë të enjte, në cilësinë e ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm, deputeti aktual i Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku.
Njëra padi është për shpërdorim detyre në lidhje me dhënien me qera të gjithë bazës detare të Limionit Sarandë, duke mos lënë asnjë asnjë metër katror për Forcën Detare.
Ndërkohë që padia e dytë është për bazën detare të Shëngjinit, ku është ndërtuar brenda pronës që ndodhet në planin e vendosjes dhe të përhapjes të Forcës Detare. Veprim I cili është i ndaluar në legjislacion.
Gazetari i Euronews Eni Ferhati, bëri me dije se pjesë e listës së funksionarëve të lartë që pritet të merren në pyetje nga SPAK, në lidhje me privatizimin e pronave të ushtrisë është dhe ish-ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.
“Zonja Xhaçka është pjesë e listës që do të pyeten në kuadër të këtij hetimi, Nuk dihet ende nëse zona Xhaçka do të thirret për t’u pyetur ditën e sotme, apo do të thirret një ditë tjetër.
Ky hetim ka të bëjë me procedurat që janë ndjekur për kalimin e pronve të ushtrisë për zhvillim dhe ndërtim nga subjekte të caktuara private”, tha gazetari.
LEXO GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta