Sllovakia do vendosë për dërgimin e avionëve MiG-29 në Ukrainë
Sllovakia duhet të marrë vendim për dërgimin e avionëve luftarakë MiG-29 në Ukrainë, tha ministri i Mbrojtjes, Jaroslav Nad, duke iu referuar flotës prej 11 avionësh që u tërhoq nga përdorimi verën e kaluar.
Por, jo të gjithë këta avionë janë në gjendje operacionale.
“Mendoj se është koha që të marrim një vendim”, shkroi Nad në Facebook.
“Njerëzit po vdesin në Ukrainë, ne vërtetë mund t’iu ndihmojmë, nuk ka vend për të bërë politikë”, shtoi ai.
Nad tha se ka biseduar me ministrin e Mbrojtjes së Polonisë gjatë takimit të Bashkimit Evropian të mërkurën dhe tregoi se i është thënë se Polonia do t’i bashkohej procesit për t’i dërguar Ukrainës avionët MiG-29.
Shtetet perëndimore i kanë dhënë Ukrainës armë, por deri më tani kanë refuzuar që t’i dërgojnë avionë luftarakë. Polonia ka shprehur vullnet që të dërgojë avionë nëse formohet një koalicion shtetesh për këtë çështje.
LEXONI GJITHASHTU:
BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë
Lavrov-Rubios: E papranueshme që SHBA-të të vazhdojnë shitjen e armëve në Kiev
- 13:39 Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës
- 13:37 Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave
- 13:18 BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
- 13:04 Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti
- 12:58 Përplasje jashtë Parlamentit, protestuesit kërkojnë largimin e kamerave: Bojkotoni mediat
- 12:53 Peleshi kërkon të kalohet në rendin e ditës, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren. Pesë minuta pushim