“Më vjen turp që jam gjallë”, shpërthen 19-vjeçarja pas aksidentit tragjik në Greqi
19-vjeçarja Vasiliki, studentja e fizioterapisë, e cila po udhëtonte me të dashurin e saj në trenin që u përplas me një tren mallrash në afërsi të Larisës ka deklaruar për mediat greke e “i vjen turp që është gjallë”.
Ajo dhe i dashuri i saj dolën nga një vrimë e krijuar në vagonin e dytë të trenit i cili u dogj me shpejtësi pas aksidentit.
“Po ngjiteshim nga Teba në Selanik. Ishim në restorant kur pati një shpërthim dhe një zhurmë. Gjithçka po na vinte përballë, një vagon tjetër ra mbi ne, rrobat na ranë të gjitha, ne dolëm nga një vrimë në vagon”, ka përshkruar fillimisht ajo se çfarë ka ndodhur në momentin e përplasjes.
“Çfarë mund të them për fëmijët që ishin brenda. Më vjen turp dhe kërkoj falje që mbijetova”, vijoi Vasiliki, e ngarkuar emocionalisht duke folur për ANT1.
“Më vjen turp që jetoj në këtë vend, askush nuk del dhe askush nuk flet. Të gjithë do të jemi vrasës nëse e gjithë kjo nuk ndryshon”, shtoi 19-vjeçarja në shpërthimin e saj.
Ajo rrëfeu se ka 8 ditë pa gjumë. Sipas saj fakti që është në jetë nuk e bën të ndihet me fat, përkundrazi ajo ndihet si e vdekur mes të gjallëve.
“Fajin e kemi të gjithë, nga i pari tek i fundit dhe askush nuk del të thotë asgjë”, përfundoi 19-vjeçarja.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta