1 viktimë dhe 3 të plagosur, makina ra nga mbikalimi sipër një makine tjetër
1 viktimë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje nga një aksident i rëndë në Tiranë.
Një makinë e cila ka ardhur nga Unaza Lindore, pra nga Shkoza, ka rënë nga mbikalimi i TEG-ut mbi kofanon e një makine tjetër që po udhëtonte në nënkalim.
Sipas burimeve nga policia ka dhe 3 të plagosur nga aksidenti.
Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi tha se dyshohet se shpejtësia tej normave të lejuara ka qenë shkaku i aksidentit.
“Njëri nga automjetet është fuoristradë ‘Hyundai’, ndërsa tjetri është ‘Audi A8’. Njëri prej automjeteve ishte duke ardhur me shpejtësi tej normave të lejuara, të paktën sa i përket informacioneve paraprake lidhur me këtë ngjarje, ndërsa automjeti tjetër ka qenë duke qarkulluar në autostradën Tiranë-Elbasan, pra ka qenë duke shkuar në drejtim të Elbasanit,” – u shpreh Demushi.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta