Ish-kryeministri danez i tregon Trump “rrugën e duhur” për t’u larguar nga detyra

7 Nëntor 2020 | 15:28

Ish-kryeministri i Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen, i ka treguar Presidentit Donald Trump “rrugën e duhur për t’u larguar nga detyra”.

Rasmussen dha dorëheqjen në 2019 pasi humbi në zgjedhjet e përgjithshme.

“Thjesht një këshillë të vogël… Kjo është mënyra e duhur si të largohesh nga zyra, me nder, pasi ke humbur zgjedhjet. Falemnderit për bisedat e ndershme të këtyre katër viteve. Le të qëndrojmë në kontakt”, shkruan ish kryeministri në Twitter. 

Presidenti Donald Trump ka thënë vazhdimisht se do të kërkojë që verdiktin e rezultatit të zgjedhjeve  ta japë Gjykata Supreme.

Stafi elektoral i Trump ka paditur shtetet e Xhorxhias, Pensilvanisë dhe Miçiganit për manipulim elektoral.

 

Lexoni gjjithashtu

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara