”Janë ngritur mijëra padi”, Adrian Shtuni për zgjedhjet në SHBA: Do të ketë përplasje ligjore

7 Nëntor 2020 | 18:04

Kandidati demokrat Joe Biden ka thelluar rezultatin kundrejt republikanit Donald Trump, dhe këto projeksionet e shpallin atë president të 46-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Eksperti i sigurisë, Adrian Shtuni, i tha Euronews Albania se gara zgjedhore ka qenë e mbingarkuar emocionalisht, dhe ky tregues sipas tij ka kontribuuar qartë në thellimin e “përçarjeve” të mundshme në popullatë.

Ai thotë se republikanët do t’i drejtohen gjykatës mbi pretendimet e tyre që demokratët kanë manipuluar votat, kryesisht atyre, që kanë ardhur përmes postës.

 “Kanë qenë zgjedhje të mbingarkuara emocionalisht. Të gjitha shenjat janë se do të ketë përplasje ligjore dhe është e pranueshme. Mund të ketë pasur gabime në numërim, dhe kjo duhet të faktohet. Unë mendoj se janë bërë qindra padi për arsyet e votimit, jo vetëm me procesin e numërimit. Do duhet kohë që të procesohen të gjitha ato padi penale. Do duhet kohë dhe durim, dhe do duhet që gjakrat të jenë të ulur’, shtoi ai.

Ai foli edhe për dështimin e sondazheve, të cilat para zgjedhjeve projektonin një avantazh të thellë të Biden në zgjedhjet e 3 nëntorit të SHBA-së.

“Sondazhet kombëtare nuk mund të jenë aq të besuara, sepse SHBA janë kombinim i 50 shteteve. Nuk mund të matet me kaq saktësi, sepse ka ndryshime të mëdha”, shtoi ai.

Lexoni gjjithashtu:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026