Rusia financon impiantin bërthamor në Bjellorusi, shtetet fqinje e kundërshtojnë
Aleksandër Lukashenko ka inauguruar hapjen e impiantit të parë bërthamor në Bjellorusi. Impianti është ndërtuar nga një firmë ruse, si dhe është financuar nga Moska, pasi kjo e fundit ka dhënë hua një shumë prej 10 miliardë dollarësh. Presidenti bjellorus është shprehur se “stacioni bërthamor do të jetë një hap drejt së ardhmes”.
“Ky është një moment historik. Vendi do të shndërrohet në një fuqi bërthamore”, tha Aleksandër Lukashenko, president i Bjellorusisë.
Përfundimi dhe nisja e veprimtarisë së këtij projekti është kundërshtuar fuqishëm nga shtetet fqinje. Ky impiant ka ngritur kryesisht shqetësime nga Lituania dhe Letonia, pasi largësia mes tij dhe dy vendeve është rreth 50 kilometra.
Rrezikshmëria e një impianti të tillë ka nxitur Letoninë që të ndërpresë tregtinë e energjisë elektrike mes vendeve, pasi ekziston frika e një ngjarjeje të ngjashme me aksidentin e Chernobilit në vitin 1986.
Gjithashtu, figura të opozitës bjelloruse kanë hedhur hipotezat se ndërtimi i impiantit bërthamor është një “armë gjeopolitike kundër Bashkimit Evropian”.
Inaugurimi I impiantit ka ardhur pas disa javësh protesta nga qytetarët bjellorusë, që kërkojnë dorëheqjen e presidentit Lukashenko, si dhe pas përplasjeve me policinë, ku janë arrestuar së fundmi edhe 30 doktorë.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq