Parashikimi i analistit: Tiranën e merr Këlliçi, qytetarët do ndëshkojne Ramën
Analisti Genc Burimi beson se Belind Këlliçi, kandidati i Primareve të organizuara nga ish-kryeministri Sali Berisha, do të fitojë përballë kryebashkiakut Erion Veliaj, garën për Tiranën.
Në një intervistë për Euronews Albania, Burimi u shpreh se Veliaj do të humbasdë, pasi qytetarët do ta ndëshkojnë Ramën për politikat e tij në këto 10 vite qeverisje.
“Rëndësi ka vetëm Tirana, sepse Tirana ka buxhet. Marrja e Bashkisë së Tiranës mund të financojë partitë politike që kanë bashkitë. Unë mendoj se Tiranën mund ta krahu i Berishës, nuk e di më kë do bëjë koalicion.
Tiranën do ta humbasë PS për mendimin tim, sepse në një farë mënyrë, shqiptarët edhe ata që nuk e duan Berishën, duan ta bëjnë Ramën të paguajë një çmim për këto 10 vite. Kjo ndodh shpesh në Perëndim. Besoj se Veliaj do të humbasë për shkak të politikave kombëtare të Edi Ramës”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 10:10 “Enkelana Marathon”, Pogradeci kthehet në arenën e atletikës ndërkombëtare me pjesëmarrës nga 40 vende të botës
- 09:56 Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
- 09:19 Tragjedi në Detin e Kinës Jugore, fundoset anija vietnameze me 62 persona në bord
- 09:03 Aksident i rëndë në Gjermani, karvani përplaset me kolonën e makinave, 34 të plagosur mes tyre fëmijë
- 08:23 Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)
- 08:15 Publikohet identiteti i të dyshuarit për sulmin në Berlin, policia: Mos iu afroni