Teherani do të blejë avionë luftarakë SU-35 nga Rusia
Media shtetërore iraniane raportuan të shtunën se Teherani ka arritur marrëveshje për të blerë avionë luftarakë të avancuar SU-35 nga Rusia.
Mediat cituan misionin e Iranit në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.
“Irani ka kërkuar nga disa vende që të shqyrtojnë mundësinë që t’i shesin Tehranit avionë luftarakë dhe Rusia është përgjigjur pozitivisht në këtë kërkesë”, thuhet në raportimin e Transmetuesit të Republikës Islamike të Iranit (IRIB), që citonte misionin në OKB.
Në raportimet e mediave nuk janë dhënë detaje të marrëveshjes, e as komente nga pala ruse.
Në dhjetor të vitit të kaluar, administrata e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, e ka akuzuar Rusinë se po e mbështet Iranin me ndihma ushtarake – përfshirë këtu furnizimin me sisteme të mbrojtjes ajrore, helikopterë dhe avionë luftarakë.
Kjo u tha se është pjesë e një bashkëpunimi gjithnjë e më të ngushtë mes dy vendeve, pasi që Teherani e mbështet pushtimin e Ukrainës nga Rusia përmes furnizimit të ushtrisë ruse me dronë.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA: Rusia po synon ta destabilizojë Moldavinë
Sulme ndaj centralit atomik, Zelensky: Rusia, shtet terrorist
Kina synon të eksportojë robotë për zbulimin dhe mbrojtjen e kabllove nënujore
Irani dhe Katari rifillojnë tregtinë detare pas 5 muajsh ndërprerjeje
Macron pritet të vizitojë Sirinë, çfarë do diskutojë me presidentin e vendit
- 16:10 Kina synon të eksportojë robotë për zbulimin dhe mbrojtjen e kabllove nënujore
- 16:06 Irani dhe Katari rifillojnë tregtinë detare pas 5 muajsh ndërprerjeje
- 15:59 Macron pritet të vizitojë Sirinë, çfarë do diskutojë me presidentin e vendit
- 15:55 Zjarri përfshin një fabrikë nafte në Greqi, dëmtohen biznese dhe banesa
- 15:17 Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje
- 15:09 “Ju jam mirënjohës për dritën e shpresës”, Rama: Ajo protestë nuk është më e juaja, të dashur flamingo